Lajme

Memli Krasniqi në Ditën e Dëshmorëve: Ata u bënë dritë e pashuar në rrugëtimin e Kosovës për liri dhe pavarësi

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 18 April 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë sot homazhe në varrezat e dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë Ata u bënë dritë e pashuar në rrugëtimin e Kosovës për liri dhe pavarësi.

“Sot, kujtojmë dhe nderojmë dëshmorët dhe martirët e shumtë të fshatrave të Komunës së Prishtinës, në Marec, Makoc, Llukar, Grashticë, Mramor, Keçekollë, Sharban, Barilevë, Rimanishtë, Koliq, Prapashticë, Dabishec, Stallovë, Bërnicë e Epërme, etj. Shumë ranë për të mos vdekur kurrë, në luftë frontale me armikun, e shumë të tjerë, burra, gra, fëmijë e pleq u vranë vetëm pse ishin shqiptarë. E, të gjithë, u bënë dritë e pashuar në rrugëtimin e Kosovës për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Krasniqi.

-Advertisement-

Ai tutje tha se do të ketë lavdi të përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Prishtinës./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera