Memli Krasniqi kërkon që Kurti të raportojë në Kuvend për gjendjen sigurisë në veri

Autori: Gazeta inFokus
12:00 | 15 June 2023
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka cilësuar rrëmbimin e tre policëve në veri nga Policia e Serbisë si akt agresioni kundër Republikës së Kosovës.
Krasniqi tha në seancën e Kuvendit se dje ka ndodhur përshkallëzim i situatës së sigurisë në veri.
“Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës është një akt agresioni kundër Republikës sonë. Është e paekuivoke shkelja e sovranitetit dhe integritetit territorial. Në këtë moment përtej qëndrimeve e vlerësimeve të kujtdo prioritet i prioriteteve duhet të jetë kthimi i policëve tanë në Kosovë dhe pranë familjeve të tyre duke garantuar shëndetin dhe sigurinë e tyre”, tha kreu i PDK-së.
Krasniqi ka ftuar kryeministrin Kurti në një seancë të veçantë lidhur me rrëmbimin e policëve dhe gjendjen e sigurisë në vend.
“Andaj, i nderuar kryetar, unë ju ftoj që ju në emër të Kuvendit të Kosovës të kontaktoni më kryeministrin Kurti, që ta ftojmë të vijë sot në një seancë të veçantë për të raportuar se cilat janë veprimet e qeverisë që janë duke i ndërmarrë për kthimin e policëve tanë, por edhe për situatën e sigurisë në përgjithësi në veriun e vendit”, shtoi ai

Të tjera
-
Meloni bën thirrje për negociata mes Izraelit dhe Iranit
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tha se po e ndjek sulmet Izrael – Ira...
-
Pesë të arrestuar në Shtime pas një përleshjeje fizike
Pesë persona janë arrestuar në Shtime, pas një përleshjeje fizike. Gjatë p...
-
Irani sulmoi Tel Avivin pasi u godit nga SHBA, Izraeli duket se sulmoi pozicionet raketore iraniane që mund t’i godasin forcat amerikane
Një eksperte izraelite për sigurinë kombëtare ka deklaruar për CNN se Izraeli...
-
Kryediplomati iranian: Trump ‘tradhtoi’ Iranin dhe publikun amerikan me sulmet e tij
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka dhënë një përgjigje televizive...
-
Sulmet amerikane ndaj centraleve bërthamore të Iranit, si reaguan udhëheqësit botërorë?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sulmuar tre centrale bërthamore në Iran,...
-
Pa marrëveshje politike, as Kushtetuesja nuk e zgjidh krizën
Gjykata Kushtetuese e Kosovës është duke shqyrtuar me prioritet kërkesën për ...
-
“Duhet të përgjigjemi”, thotë ministri i Jashtëm i Iranit: SHBA e kaloi një vijë të kuqe shumë të madhe
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se nuk është i sigurt “s...
-
Fotot historike nga “Situation Room”: Si e ndoqi Trumpi bombardimin ndaj Iranit
Llogaria zyrtare e presidentit ka shpërndarë fotot nga “Situation Room”: Trum...
-
Irani paralajmëroi hakmarrje, rrezja e raketave balistike arrin shumë pranë Shqipërisë
Para se Donald Trump të miratonte sulmet ndaj bazave bëthamore iraniane, Repu...
-
Kurti: Kosova përkrah qëndrimin e ShBA-ve dhe BE-së kundër programit bërthamor të Iranit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhu...
-
Kosovarja arrestohet në Tiranë, kundërshtoi policinë dhe drejtoi makinën e dehur
Një shtetase kosovare, A. P., 30 vjeçe nga Prishtina, u arrestua në flagrancë...
-
86 persona të shtruar në spital pas sulmeve të reja iraniane, njofton ministria izraelite e Shëndetësisë
Të paktën 86 persona janë shtruar në spital gjatë natës dhe në orët e para të...