Memli Krasniqi: Katër vjet pa Adem Demaçin – “Të Pathyeshmin” e Kombit

Autori: Gazeta inFokus
15:06 | 26 July 2022
Kryetari i Partisë Demokratikë të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë homazhe tek varri i veprimtarit Adem Demaçi, në katër vjetorin e vdekjes së tij, shkruan Gazeta Infokus.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Krasniqi e ka qujatur Demaçin të pathyeshëm.
Madje, në këtë postim ai përmendi edhe gjashtë virtytet kryesore të karakterit të fortë të Adem Demaçit, që ishin dituria, guximi, njerëzia, drejtësia, qëndrueshmëria dhe transcendenca.
“Këto gjashtë virtyte që përbëjnë karakterin optimal të një njeriu të jashtëzakonshëm, me të drejtë dhe meritë ngrisin Bacën Adem në piedestalin e një figure shembullore, që përmes shembullit e jo urdhërave, punës e jo fjalëve, sakrificës e jo ikjes, qëndresës e asnjëherë dorëzimit, guximit e kurrë frikës, të cilin do ta përkujtojmë përjetësisht me nderimet më të larta shpirtërore e njerëzore.
Faleminderit për shembullin e sakrificën, kryengritësi ynë i papërsëritshëm”, ka shkruar i pari i PDK-së./Gazeta Infokus/
Postimi i plotë:
Katër vjet pa Adem Demaçin – “Të Pathyeshmin” e Kombit!
“Karakteri është fuqi” – thotë autori dhe edukuesi amerikan, Booker T. Washington.
E, në gjashtë virtytet kryesore të karakterit të fortë, të ditur e të pathyeshëm, Adem Demaçi e shënjon secilën prej tyre me sukses të pakrahasueshëm.
Nëse flasim për virtytin e parë, mençurinë dhe diturinë, Adem Demaçi, i cili u botua kur ishte vetëm 22 vjeç, qysh herët e përdori atë për t’u pozicionuar përjetësisht në një kauzë, e cila, përtej gjithçkaje, ishte artikulimi më i lartë i mendimit e vizionit – Lirinë e popullit të tij!
Nëse flasim për guximin – të gjitha i tregon fotografia e bashkëngjitur. Mënyrën se si ai ka jetuar, pa frikë, gjithmonë i gatshëm dhe vullnetar për të thënë atë që mendon e për të bërë atë që askush tjetër nuk guxonte, pavarësisht pasojave.
Nëse flasim për njerëzinë – Adem Demaçi, njeriu i drejtë, fituesi i Çmimit “Saharov”, nuk kishte armiq e as nuk ishte në luftë me askënd. Ai, më shumë se sa për vete, kërkonte lirinë për popullin e tij. Një altruist i pashoq, i cili, për vendin dhe popullin e tij, një të tretën e jetës e kaloi në vetmi. Më 14 dhjetor 1995, Bacës Adem i është dhënë çmimi ‘Leo Eitinger’ për të Drejtat e Njeriut nga Universiteti i Oslos.
Nëse flasim drejtësinë – si tjetër virtyt i lartë i një karakteri të fortë, Baca Adem nuk priti asnjëherë asgjë prej askujt. Drejtësisë, në mënyrën që ai e njihte dhe e cila e dinte se herët ose vonë do të vij edhe për të dhe Kosovën, ia kushtoi një jetë me aktivitet. “Unë jam kundër idesë së hakmarrjes, sepse kam mjaft hesape për të zgjidhur, por nuk dua t’i zgjidh. Unë dua t’ia kthej shpinën hakmarrjes”, thoshte baca Adem. I nominuar për çmimin Nobel për Paqe, në shtator të vitit 1994 nga pesë anëtarë të Parlamentit të Norvegjisë.
Nëse flasim për qëndrueshmërinë – 28 vjet burg padrejtësie, por asnjëherë nuk u thye. Kokën lartë, mendjen e freskët e fjalët gjithmonë të gatshme për të shpuar një sistem të tërë diktatorial, respresiv e kriminal. Me meritë, në historinë e vendit tonë, Adem Demaçi do të njihet përgjithmonë si “Simboli i Rezistencës Kombëtare”!
E, për transendencën – askush si Baca Adem nuk arriti të jetoj përtej nivelit normal ose fizik. Askush nuk ishte i pranishëm më shumë se Adem Demaçi në jetën e shtëpinë e secilit apo në përditshmërinë e një populli të tërë, edhe pse ishte fizikisht i mbyllur mes katër muresh prej hekuri. Baca Adem ishte zëri dhe mendimi që përshkonte kohën dhe hapësirën!
Këto gjashtë virtyte që përbëjnë karakterin optimal të një njeriu të jashtëzakonshëm, me të drejtë dhe meritë ngrisin Bacën Adem në piedestalin e një figure shembullore, që përmes shembullit e jo urdhërave, punës e jo fjalëve, sakrificës e jo ikjes, qëndresës e asnjëherë dorëzimit, guximit e kurrë frikës, të cilin do ta përkujtojmë përjetësisht me nderimet më të larta shpirtërore e njerëzore.
Faleminderit për shembullin e sakrificën, kryengritësi ynë i papërsëritshëm!

Të tjera
-
Afati i fundit më 23 qershor: Deri më tani asnjë parti nuk e ka njoftuar KQZ-në për koalicion
Deri më tani askush prej partive politike nuk e ka njoftuar KQZ-në se në zgje...
-
Muharremi: Izolimi të sjellë varfëri, kriza por edhe lu*ftë
Në dritën e ngërçit politik në Kosovë, ku Kuvendi dështoi sërish të konstituo...
-
Presidentja Osmani pritet me nderime ushtarake në Budapest
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Hunga...
-
Guri i reagon Pecit për pushimet verore: Janë me kalu kohë me familje, e këta i kanë punësu krejt nëpër ministri
Paris Guri, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar ndaj Faton P...
-
Nis tradita e pushimeve nga SBASHK, grupi i parë prej 130 pushuesve niset për bregdet
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka bërë të ditur se me ...
-
Sekuestrohet apartamenti që SPAK dyshon se është i Erion Veliajt
Gjykata e posaçme e Apelit ka miratuar vendimin e shkallës së parë për sekues...
-
Dalin fotot nga dasma e Alex Soros, Edi Rama pozon me dhëndrin
Të shtunën, strategia politike dhe ish-ndihmësja e Hillary Clinton, Huma ...
-
Prokuroria: Një pjesëtar i komunitetit rom është sulmuar në Prizren, po analizohen video-incizimet
Prokuroria është deklaruar për një rast të tmerrshëm që ka ndodhur para disa ...
-
Ishte pro një qeverie të opozitës, Duda Balje kundër bojkotit të institucioneve: Duhet zgjidhje, jo bllokim
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje...
-
E god*iti disa herë me grushte në fytyrë, Prokuroria kërkon paraburgim për policin që keqtrajtoi një qytetar në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj një zyrt...
-
Ndërron jetë 23 vjeçarja që ra nga kati i katërt në Fushë Kosovë, dyshohet se po pastronte dritaret
Një ngjarje e rëndë kishte ndodhur me 29 maj rreth orës 13:00 në rrugën “Fazl...
-
Albulena Haxhiu komenton deklaratën e Trump: SHBA partner strategjik, roli i tyre është i domosdoshëm
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur pas dështimit të ...