Lajme

Memli Krasniqi falënderon Ramën: Faleminderit për qëndrimin dinjitoz dhe dashurinë e pakushtëzuar për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 12 October 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramen për qëndrimin dinjitoz dhe dashurinë e pakushtëzuar për Kosovës.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se është një fat i madh për Kosovës që në këtë periudhë sfiduese Shqipëria ka një kryministër si Edi Rama e i cili nuk e humb asnjë mundësi që i jepet për të mbrojtur Kosovën.

“Është fat i madh për Kosovën që në këtë periudhë sfiduese, Shqipëria ka një kryeministër si Edi Rama – i cili nuk e humb asnjë mundësi që i jepet për të mbrojtur Kosovën, luftën tonë çlirimtare dhe të drejtën tonë të patjetërsueshme për liri dhe pavarësi. Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz dhe dashurinë e pakushtëzuar për Kosovën.  Populli i Kosovës të është mirënjohës!”, ka shkruar Krasniqi./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera