Lajme

Memli Krasniqi: Do donim të kemi pranë bashkëluftëtarët e Adem Jasharit – Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 06 March 2022

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë sot homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz, nga ku tha se në këto momente do të dëshironte të kishte pranë bashkëluftëtarët e Adem Jasharit.

“Në këto momente do kishim dëshirë të kemi pranë vetes bashkëluftëtarët e Adem Jasharit – Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Selim Selimin e Jakup Krasniqin, dhe gjithë të tjerët që sot, për fat të keq, nuk janë këtu dhe po e vazhdojnë në një formë tjetër betejën për të vërtetën tonë dhe për historinë tonë, por pa dyshim se mbi gjitha, neve çdo vizitë në Prekaz na shërben për tu frymëzuar dhe për të marrë fuqinë që duhet secili njeri që ka marrë një përgjegjësi publike ta ketë për të bërë punë të mira për vendin”, u shpreh Krasniqi nga Prekazi.

“Kurdoherë që vijmë në Prekazin e lavdishëm me nder, me përulje dhe me respekt maksimal e përkujtojmë luftën titanike dhe sakrificën sublime të kryekomandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari”, tha deputeti, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

“Në këto data të cilat kanë shënuar kthesën më të madhe në historinë e Kosovës, jo vetëm duke e zgjuar vëmendjen e të gjithë botës, por edhe duke e zgjuar vëmendjen e gjithë kombit tonë, dhe duke e vulosur një të vërtetë, që pa një kryengritje dhe pa një luftë të armatosur populli i Kosovës nuk do të fitonte lirinë”, deklaroi tutje Krasniqi.

“24 vite më parë UÇK mori forcën që e kërkonte për tu bërë udhëheqëse e çlirimit të Kosovës dhe për të krijuar rrugëtimin deri të pavarësia e vendit tonë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera