Lajme

Memli Krasniqi dhe Blerand Stavileci përmes videos së Kadri Veselit, tallen me negociatat e LDK-së e VV-së

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 10 January 2020

Dy anëtarët e PDK-së, Memli Krasniqi dhe Blerand Stavileci kanë përdorur rrjetet sociale që të tallen me takimet dhe negociatat e LDK-së dhe LVV-së.

Ata po shpërndajnë një video të kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli, të cilën e kishte xhiruar gjatë fushatës zgjedhore, ku shihet me futbollistët e Kosovës duke qeshur.

Këtë video aktivistët po e shpërndajnë duke ironizuar me përpjekjet e Vetëvendosjes dhe LDK-së për të arritur marrëveshje për koalicion qeverisës, transmeton Indeksonline.

-Advertisement-

Krasniqi e ka publikuar këtë video në llogarinë e tij në Instagram, ku në mbishkrim ka shkruajtur: “Thojshin: E bajm Qeverine per 72 ore”.

Që nga data 6 tetor, ku u mbajtën zgjedhjet deri më sot, LDK e VV nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera