Lajme

Memli Krasniqi bën homazhe në Izbicë: Është vetëm një nga dëshmitë e gjenocidit serb

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 28 March 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar 23 vjetorin të masakrës së Izbicës, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se me 28 mars 1999, në Izbicë koha u ndal.

“Me 28 mars 1999, në Izbicë koha u ndal. Vdekja mbuloi fshatin. Ushtarët, policët dhe paramilitarët serbë nuk kursyen askënd. Nga më të vegjëlit e deri te më të moshuarit, 147 civilë të paarmatosur e të pafajshëm, u kthyen në cak të një prej krimeve e masakrave më makabre që u kryen gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Krasniqi.

-Advertisement-

Ai tutje ka thënë se sot ne u përkulëm para vendit kur prehen viktimat e kësaj masakre.

“Dhe kjo është vetëm një nga dëshmitë e gjenocidit serb, në mesin e mbi 400 masakrave anekënd Kosovës. Sot, ne u përkulëm para vendit ku prehen viktimat e kësaj masakre, me dhembje dhe nderim, duke kujtuar shpirtin e tyre qëndrestar, përballë makinerisë vrastare serbe. Edhe sot, 23 vjet pas luftës, familjet e martirëve, Izbica, Skënderaj, Kosova, presin akoma drejtësi për këtë krim mizor. Drejtësinë do ta kërkojmë përjetësisht – ashtu siç përjetësisht do të jetojmë me kujtimin dhe nderimin e martirëve tanë. Lavdi, sot e përgjithmonë!”, thuhet tutje.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera