Lajme

Memli Krasniqi, Abelard Tahiri e Uran Ismaili lajmërohen nga Haga: Krenar për UÇK-në, çlirimtarët do të dalin fitimtarë

Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 03 April 2023

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi bashkë me Uran Ismailin dhe Abelard Tahirin kanë shkuar në Hagë, në ditën kur do të nisë gjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së.

Ai është shprehur i bindur se ata do të dalin fitimtarë në këtë betejë.

“Krenar për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja, bashkë me Uranin e Abelardin, jam sot në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë. Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera