Lajme

Meliza Haradinaj: Kurti shpërfilli edhe britanikët

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 29 March 2020

Ish-këshilltarja e Ramush Haradinajt, Meliza Haradinaj-Stublla, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se kryeministri Kurti ka shpërfillur edhe Ambasadën Britanike në Kosovë.

Ajo ka thënë se asnjë proces emërimi në Qeverinë Kurti deri sot nuk bërë përmes britanikëve, ashtu siç emërimi i bordeve nuk është bërë me konkurs.

Ky është postimi i saj i plotë:

Projektin e rekrutimit të zyrtarëve të lartë që bëhej dikur përmes Ambasadës Britanike në Kosovë, Qeveria Kurti ka vendosë të mos e përfillë fare.

Asnjë proces emërimi në Qeverinë Kurti deri sot nuk është bërë përmes britanikëve. Asnjë proces emërimi nëpër borde nuk është bërë me konkurs. Zero transparencë. Të gjitha proceset u zhvilluan “si të brendshme” – duke anashkaluar konkursin, testin, dhe intervistimin.

Të emëruarit e Kurtit siç po shihet kanë kaluar testin e “kanë përmbushë kriteret e punësimit” në Vetëvendosje.

Por, ne NUK duhet t’i dëgjojmë fjalët e Kurtit sepse

veprat e tij janë verbuese.

Qeverisja e tij nuk e theu vetëm rekordin e jetëshkurtësisë, por edhe atë të qeverisjes së keqe me mos-transparencë procedurash, mungesë kriteresh dhe meritokracisë në përzgjedhjen e kandidatëve.

Gjithsesi, simptome të forta të autokracisë… në tentim!

Të tjera