Rozë

Melisa tregon çfarë i ndodhi kur Andi tha se është i dashuruar në Tean: Rashë në tokë

Autori: Gazeta inFokus 18:42 | 06 May 2021

Ish-protagonistët e “Për’puthen”, Andi dhe Melisa, kanë bërë publike lidhjen e tyre që e mbajtën fshehur për një kohë të gjatë.

Së fundi, Melisa ishte e pranishme në një intervistë ku foli gjërë e gjatë për jetën e saj profesionale dhe private, shkruan GazetaBlic.

Melisa u pyet se si ishte ndjerë gjatë kohës që Andi zhvillonte takimet me Tea, e që ish-konkurrentja u tregua shumë e hapur duke e thënë troç se i ishte dashur të shtirej në çdo veprim.

-Advertisement-

“E para niher, kur është deklaruar Andi, mbaruan xhirimet, e mbajta sa e mbajta veten…vjen Elvisi më thotë “Hajde ulu” se më pa ai, aty jam pajtuar me Locon unë. Rashë në tokë. Kur dolën çift pastaj, unë shikoja Fatmën, shikoja Elonën, i kisha bërë parapërgatitjet. I thoja shoqes time si të qesh? Kështu (qesh). Pavarësisht shakave, mendoj se mund të jem një ndër konkurrentet e “Përputhen” që është ofenduar më së shumti, për çdo lloj fjale të mundshme dhe mora guximin të them të vërtetën se thashë nuk kanë çfarë të të shajnë më shumë. Unë personalisht i kërkoj falje publikut sepse nuk kanë faj ato që gënjeva unë”, tha Melisa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera