Lajme

Melania Trump drejt divorcit me Trump, pritet të përfitojë 50 milionë dollarë nga ndarja prej tij

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 17 November 2020

Melania Trump gruaja e presidentit aktual Donald Trump, thuhet se do të divorcohet. Mediat kanë raportuar prej kohësh se në martesën e tyre ata kanë pasur probleme dhe Melania po priste përfundimin e zgjedhjeve, për t’u divorcuar.

Por sa miliona dollarë mund të përfitojë ajo pas divorcit. Gruaja e parë e Donald Trump, Ivana thuhet se mori 14 milionë dollarë dhe disa prona të patundshme, pas divorcit nga presidenti ende në detyrë i Amerikës. Gjithashtu, Ivana nëna e tre fëmijëve të tij, veç 14 milionë dollarëve, mori edhe një rezidencë në Greenwich, Connecticut, një apartament në Trump Plaza dhe përdorimin e rezidencës Mar-a-Lago në Florida për një muaj, nga viti kur çifti përfundoi divorcin e tyre në 1992.

Ndërkohë, sipas “The Sun” Melania Trump mund të marrë shumë e shumë më tepër. Në rast divorci ajo mund të përfitojë plot 50 milionë dollarë. Por, duke qenë se do të ketë dhe kujdestarinë e djalit të saj 14-vjeçar do të marrë dhe një vendbanim dhe një shtëpi pushimi, përveç ushqimit për Barron.

Të tjera