Rozë

Mel B tepër e zemëruar: “Dadoja m’i vodhi 300.000 euro!”

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 25 July 2017

Ish-anëtarja e Spice Girl është në mes të shkurorëzimit të tensionuar me ish-bashkëshortin Stephen Belafonte (42).

Përveç kësaj, në gjykatë ajo është duke e kërkuar një urdhërkufizues për dadon Lorraine Giles (25) dhe po e akuzon atë se ia ka vjedhur 300.000 euro.

“Stephen i tha Lorraine ta merrte me qira një depo dhe t’i fshihte xhirimet e seksit”, tha Mel B (42), transmeton “Koha Ditore”. Ajo pohon se ata të dy e kanë abuzuar dhe shqetësuar, ndërkohë që kanë jetuar gjatë gjithë kohës nga financat e saj.

-Advertisement-

Këngëtarja e ka akuzuar Belafonten se e ka rrahur atë gjatë martesës.

T’ju rikujtojmë, edhe pse njëzet vjet më parë arriti famë botërore, ish-anëtarja e Spice Girl tani është trokë.

Ajo kishte një pasuri rreth 50 milionë dollarësh.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera