Lajme

Mehmeti: Rritja ekonomike në Kosovë për këtë vit është rreth 3.7 përqind

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 28 September 2022

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2022 është rreth 3.7 përqind.

Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Financa, tha se presioni i inflacionit dhe rënia e fuqisë blerëse kanë bërë një gjë të tillë.

Para deputetëve, ai tha se BQK-ja nuk ka mundur të ketë vendimmarrje sa i përket inflacionit, pasi i njëjti është i importuar.

-Advertisement-

Tutje Mehmeti bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar ka pasur 1.5 miliardë euro remitenca. /KP

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera