Lajme

Mehmeti: Partitë fokusohen në bërjen e politikës, por jo të politikave (Video)

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 25 May 2018

Jeton Mehmeti nga Instituti GAP, ka theksuar se partitë politike fokusohen në bërjen e politikës dhe jo të politikave.

Ai në emisionin “Përballje”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë se politika premton vende pune, shëndetësi, mirëqenie për qytetarët, dhe në fung në agjendat e tyre fusin tema të mëdha nacionale.

“Kemi kaluar disa vite nga paslufta dhe është dashur të fokusohemi në ndërtimin e shtetit dhe institcuioneve”, ka shtuar Mehmeti.

-Advertisement-

Sipas tij, politikat sociale nuk janë aq gjithëpërfhisrëse, duke përmendur këtu asistencën sociale.

“Ta zëmë para 10 vitesh numri i familjeve që kanë fituar asistencë sociale ka qenë diku 50 mijë raste. Ndërsa, tani i kemi diku rreth 26 mijë familje. Kjo nuk ka ardhur për shkak të zhvillimit ekonomik, por për shkak të rritjes ekonomike”, ka theksuar Mehmeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera