Ekonomi

Mehmeti njofton ambasadoren e Finlandës me zhvillimet në sektorin financiar

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 10 August 2018

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamäki.

Guvernatori Mehmeti e ka njoftuar ambasadoren me zhvillimet e fundit në sektorin financiar, me theks të veçantë në sektorin bankar.“Sektori bankar vazhdon të ketë performancë të mirë dhe shkallë të lartë të qëndrueshmërisë.

Këto zhvillime pozitive po ndikojnë edhe në rritjen e aktivitetit të tyre në mbështetje të zhvillimit ekonomik”, ka deklaruar Mehmeti.Nga ana tjetër, ambasadorja e Finlandës, Anne Huhtamäki ka shprehur kënaqësinë me zhvillimet në sektorin financiar, duke shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi me BQK-në të vazhdojë edhe më tutje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera