Sport

Mehmeti: Futbolli i bukur i Kosovës e ka fillën dekada më parë, Vokrri e Ademi dhanë gjithçka për ta parë futbollin sa më lartë

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 21 May 2020

Ditëve të fundit kanë qarkulluar nëpër rrjetet sociale disa fotografi të para 20 viteve, ku shihen përfaqësues të futbollit të Kosovës në federatën franceze, duke lobuar.

Aty janë Ismet Mehmeti, Agim Ademi, i ndjeri Fadil Vokrri, Agim Cana e të tjerë, pra në një vizitë më Federatën Franceze të Futbollit për të bërë përpjekje për ndërkombtarizimin e futbollit kosovarë.

“Në vitin 2001, për herë të parë pas kërkesës së Agim Ademit dhe të tjerëve kam inicuar takimin me Federatën Franceze të futbollit, ku edhe mund të them se që nga aty ka filluar lobimi i vërtetë për futbollin e Kosovës. Në delegacionin përbërës prej Kosovës ka qenë Fadil Vokrri, Agim Ademi si dhe kam insistuar që të ftohet edhe Agim Cana, në mënyrë që të jemi sa më të kompletuar.

-Advertisement-

E vlersoj shumë punën që e kanë bërë atje për ndërkombtarizimin e futbollit të Kosovës, qoftë edhe duke i shfrytëzuar potencialet e mia, lidhjet e mia direkte me njerëzit jo vetëm të sportit këtu në Paris, e sigurishtë se sot po i vjelim frytet e asaj që kemi punuar”, ka vlerësuar Mehmeti.

Në lidhje me atë se sa është i knaqur me arritjet e futbollit të Kosovës dhe se sa po e bënë krenarë suksesi i djemve të kombëtares, ai thotë se padyshim që futbolli sot është një element krenarie jo vetëm për kosovarët, por për të gjithë shqiptarët.

“Futbolli sot po vjel sukseset e punës së palodhshme, duke filluar nga Fadil Vokrri e që është pasuar edhe nga kryetari aktual z. Agim Ademi i cili në mënyrë të shkëlqyer po e menaxhon futbollin sidomos kur është fjala tek kombëtarja, por, kam disa vërejtje në lidhje me lënjen anash të disa figurave. Unë nuk është se kërkoj shumë, por, mendoj se kam bërë mjaftueshëm për federatën, por, atje ka njërëz edhe të tillë që as nuk ma dinë emrin, as nuk dinë asgjë për kontributin tim, këtu spo flas për Agimin, sepse e kam mik dhe është puntorë i madhë. Futbolli sot në Kosovë duhet të përkrahet, jo të pengohet sic po shof nëpër disa, ose edhe të përfitohet në emër të futbollit, sic kam parë këto ditë në media kinse pronari i KF. Prishtinas i paska dhuruar disa teste për futbollistët, ndërkohë që pastaj doli ministria dhe e demantoi. Pra, thënë shkurtë, rruga për të arritur deri ku jemi sot nuk ka qenë e lehtë, është bërë punë e madhe, njerëzit nuk dijnë për shumë sakrica, problemet edhe më banale me viza që i kemi pasur deri edhe tek një ndeshje miqësore që e kemi organizuar për Kosovën, e që unë kam insistuar që një hotel ta shtyej hapjen solemne për një javë, në mënyrë që vizitorët e parë të atij hoteli të jenë nga Kosova”, është shprehur Mehmeti në një bisepër për “Presheva Jonë”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera