Lajme

Mehaj vizitë te familja Kastrati: Një rrëfim lufte, nga dita e parë, drejt lirisë

Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 09 January 2022

Minisitri i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikes së Kosovës, Armend Mehaj, sot ka qenë për vizitë te familja liridashëse Kastrati, e cila në luften e fundit, Kosovës ia dha 5 martirë.

Nga kjo familje është edhe luftëtari i pa epur i luftës çlirimtare, Valoni, cili në kohën sa ishte në betejë, ai kishte marrë kumtin për martirizmin e familjarëve të tij.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Sot vizitë familjes së mikut tim Valon Kastratit, i cili ishte luftëtar i dalluar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Familja e tij atdhetare ishte gjithnjë në shenjestër të barbarëve serbë. Derisa Valoni ishte duke luftuar në vijën e parë të frontit, Komandanti i tij merr një telefonatë të rëndë! Forcat paramilitare serbe kishin vrarë 5 anëtarë të familjes së tij të ngushtë: Babain- Sokol (Çelë) Kastrati, axhën- Xhafer Kastrati, vëllaun- Valdet Kastrati, djemtë e axhës Adrian dhe Alban Kastrati.

Në familje u pritem nga Valoni dhe djali i tij Rilindi, Dritoni (djali i axhës), Visari (miku i Valonit), Lendita motra e Valonit e cila ishte prezente kur iu vranë familjarët, vajzat e vëllaut Valëza dhe Tringa e cila ishte vetëm 7 muajsh kur çetnikët serbë e morën nga djepi për ta vrarë, por fati deshi që ajo të shpëtoi.

Pas luftës, kjo familje iu përvesh punës dhe të gjitha i ka arritur falë punës dhe djersës së tyre, ata gjithashtu në biznesin e tyre punësuan rreth 300 punëtorë.

E kemi dëgjuar shpesh thënjen “Njeriu është më i fortë se guri”, Valoni është shembulli më i denjë që e dëshmon këtë.

Janë bërë 23 vjet nga lufta dhe kriminelët serbë ende janë të lirë e të pa dënuar për krimet e tyre. Kjo padrejtësi duhet të marrë fund, kriminelët duhet patjetër të marrin dënimin e merituar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera