Lajme

Mehaj: Ushtarakët tanë stërviten vazhdimisht, të gatshëm për të fituar çdo betejë

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 03 October 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka treguar se grupi i radhës së nënoficerëve ka përfunduar me sukses të lartë kursin në lidership luftarak, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se ushtarakët e FSK-së stërviten vazhdimisht dhe janë të gatshëm për të fituar çdo betejë.

“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, grupi i radhës së nënoficerëve ka përfunduar me sukses të lartë kursin në lidership luftarak, reagim të parë në fushëbetejë dhe shkathtësi në komunikim.

-Advertisement-

Ushtarakët tanë stërviten vazhdimisht, të gatshëm për të fituar çdo betejë”, ka shkruar Mehaj./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera