Lajme

Mehaj uron Jasharin për gradimin Gjenerallejtënant: Bashkë në realizimin e amanetit të dëshmorëve

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 13 December 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka uruar komandantin e FSK-së, Bashkim Jasharin për marrjen e gradës Gjenerallejtënant, shkruan Gazeta Infokus.

Mehaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se detyra, nderi dhe Atdheu ishin dhe janë maksima e udhëheqjes së Jasharit gjatë gjithë karrierës së tij ushtarake.

“Shumë urime komandant Bashkim Jashari avancimin në gradën Gjenerallejtënant. Lufta për Liri dhe Pavarësi, deri në sakrificën e fundit ishte ideali yt, axhallarëve tuaj, komandantëve legjendar Adem e Hamëz Jashari dhe gjithë Familjes suaj Heroike Jashari”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

-Advertisement-

Ai shtoi se bashkë do të rrugëtojnë në realizimin e idealit dhe amanetit të dëshmorëve.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Shumë urime Komandant Bashkim Jashari avancimin në gradën Gjenerallejtënant.

Lufta për Liri dhe Pavarësi, deri në sakrificën e fundit, ishte Ideali yt, Axhallarëve tuaj, Komandantëve Legjendar Adem e Hamëz Jashari dhe gjithë Familjes suaj Heroike Jashari.

Detyra, Nderi dhe Atdheu ishin dhe janë maksima e udhëheqjes suaj gjatë gjithë karrierës suaj ushtarake.

Bashkë do të rrugëtojmë në realizimin e Idealit dhe Amanetit të Dëshmorëve.

Bashkë do të punojmë në përmbushjen e vizionit tonë shtetëror dhe gjithë qytetarëve të vendit pa dallim; për ushtrinë tonë profesionale, të ndërveprueshme me ushtrinë aleate amerikane dhe forcave tjera të vendeve tona aleate.

Me një mendje e me një frymë, jemi bashkë që të realizojmë me sukses qëllimet tona të përbashkëta strategjike;

Forca të gatshme për mbrojtjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të vendit,

Forca të ndërveprueshme me forcat aleate për ofrimin e efektshëm të kontributit tonë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale e globale,

Forca moderne për fuqizim të synimit tonë për anëtarësim në NATO

Urime Komandant i FSK- së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari e na priftë e mbara!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera