Lajme

Mehaj thotë se Kosova është e gatshme t’i bashkohet Kartës së Adriatikut

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 29 November 2022

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se Kosova është e gatshme t’i bashkohet Kartës së Adriatikut

Ai ka zhvilluar një takim me Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes së SHBA-së për Çështjet Ndërkombëtare, znj.Celeste Wallander.

Ata kanë diskutuar për gadishmërinë e Kosovës që t’i shërbejë paqes dhe stabilitetit përmes anëtarësimit në A-5 dhe iniciativave të tjera rajonale.

-Advertisement-

Më tej, ata po ashtu kanë diskutuar edhe për avancimet e FSK-së në implementimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit si dhe për temat e tjera.

Statusi i plotë:

“Republika e Kosovës e gatshme t’i bashkohet Kartës së Adriatikut!

Në takim me Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes të ShBA-së për Çështjet Ndërkombëtare, znj.Celeste Ëallander, diskutuam rreth gatishmërisë së Republikës së Kosovës për t’i shërbyer paqes dhe sigurisë globale përmes anëtarësimit në A-5 dhe iniciativave të tjera rajonale, gjithmonë në koordinim të plotë me aleatët tanë evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu diskutuam rreth avancimeve të FSK-së në implementimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, gatishmërisë për bashkëzbarkime përkrah ushtrive të shteteve partnere, ofrimin e mbështetjes për popullin ukrainas, zbatimin e planit bilateral me ShBA-të, dhe përmbushjen e qëllimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera