Lajme

Mehaj takohet me Peleshin: Kosova dhe Shqipëria do të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin vëllazëror

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 03 December 2022

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj është takuar me homologun e tij nga Shqipëria, Niko Peleshi, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Mehaj ka thënë se në këtë takim u fol për sukseset e përbashkëta.

Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për bashkëpunimin mes dy ushtrive.

-Advertisement-

“Edhe në këtë takim me vëllain, Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi ndamë kënaqësinë me sukseset e përbashkëta gjatë këtij viti, duke u zotuar që edhe në vitin e ardhshëm të rrisim bashkëpunimin në fushën e arsimimit e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, me fokus në forcimin e gatishmërisë për ndërveprim operacional sipas konceptit “Smart defense”.

Bashkëpunimi bilateral Kosovë -Shqipëri dhe rajonal me vendet partnere në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, është në interes të të dyja vendeve dhe në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale e më gjerë”, ka shkruar Mehaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera