Lajme

Mehaj takohet me ambasadorin e Turqisë, ja për çfarë flasin

Autori: Gazeta inFokus 20:39 | 26 September 2022

Kosova vazhdon të ketë marrdhënie të mira me Turqinë.

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Prishtinë Çagri Sakar, të cilin eka falënderuar për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar nga shteti turk për zhvillimin e kapaciteteve ushtarake të FSK-së.

Në një postim në Facebook, Mehaj ka thënë se me diplomatin turk janë pajtuar për fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit në nivel të ministrive të mbrojtjes dhe forcave Kosovë-Turqi në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë.

-Advertisement-

“Kontributi i Turqisë është shumë i rëndësishëm në perspektivën zhvillimore të FSK-së. E falënderova ambasadorin Sakar dhe i shpreha mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për Turqinë, për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera