Lajme

Mehaj: Synimi ynë është që ushtria e Kosovës të jetë e pajisur me armatimet më moderne ushtarake

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 11 October 2022

Ministri I Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se synim i kësaj ministrie është që ushtria e Republikës së Kosovës të jetë e pajisur me armatimet më moderne ushtarake, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Mehaj ka thënë se në panairin vjetor të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë takuar me përfaqësues të kompanive më të njohura prodhuese të pajisjeve ushtarake.

“Me ndryshimin e kushteve gjeopolitike, avancimin e teknologjisë, avancimin e bashkëpunimit me shtetet aleate, ngritjen e aspektit profesional të ushtrisë, jemi të interesuar që proporcionalisht të ngrisim edhe nivelin e investimit me pajisje ushtarake”, ka shkruar Mehaj.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai tha se në vitin 2021 kanë investuar në këtë drejtim 96% më shumë sesa në vitin 2019, ndërsa deri në fund të këtij viti pritet që investimi të jetë 99% më i lartë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera