Lajme

Mehaj: Së bashku gjithmonë jemi më të fortë!

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 04 October 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka treguar se ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë vazhduar kurset profesionale së bashku me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, shkruan Gazeta Infokus.

Mehaj përmes një postimi në ”Facebook”, ka thënë se bashkëpunimi i natyrshëm Kosovë-Shqipëri në fushën e mbrojtjes tani më është në nivelin më të lartë.

“Ushtarakët tanë vazhdojnë kurset profesionale së bashku me ushtarakët, vëllezër e motra, të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve  të Akademisë së Forcave të Republikës së Shqipërisë filluan kursi fillestar dhe ai bazë i nënoficerit. Bashkëpunimi i natyrshëm Kosovë-Shqipëri në fushën e mbrojtjes tani më është në nivelin më të lartë. Së bashku gjithmonë jemi më të fortë!”, ka shkruar Mehaj./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera