Lajme

Mehaj publikon pamje nga stërvitja e kadetëve të FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 20 October 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka publikuar pamje nga stërvitja e kadetëve të vitit të dytë të FSK-së, shkruan Gazeta Infokus.

Ai tha se ata vazhdojnë me përvetësimin e shkathtësive për udhëheqjen e trupave.

“Kadetët tanë të vitit të dytë vazhdojnë me përvetësimin e shkathtësive për udhëheqjen e trupave. Edhe në poligonin e udhëheqjes shkëlqyen në procesin e praktikimit të ndikimit te vartësit  duke ofruar qëllim, drejtim dhe motivi ndërsa veprojnë për të përmbushur misionin dhe përmirësuar forcën. Puna ekipore rezulton me vendimmarrjen e duhur si dhe vetëbesimin e plotë të trupave. Klasa 2025-  të paepur dhe të pa frikë!”, ka shkruar Mehaj./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera