Lajme

Mehaj për vendosjen e shtabit të Komandës Amerikane në Shqipëri: Lajm i shkëlqyeshëm

Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 08 January 2022

Ministri i Mbrojtjes , Armend Mehaj, për vendosjen e Komandës së Operacioneve Speciale të ShBA-së në Shqipëri ka thënë se është një lajm i shkëlqyeshëm.

Sipas Mehajt ky vendim e rikonfirmon fuqishëm angazhimin e ShBA-së në shërbim të sigurisë në rajon.

“Lajm i shkëlqyeshëm që Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së në Evropë (US SOCEUR) po krijon shtabin operativ pararojë në Shqipëri. Ky është një vendim i madh që rikonfirmon fuqishëm angazhimin e SHBA-së në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tonë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera