Lajme

Mehaj për ekspozitën e Selimit: Atdhetar si Rexhepi mund të jetë larg atdheut por gjithmonë afër kombit

Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 25 November 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë pjesë në ekspozitën personale “Në garë me botën gri” të ish-deputetit të VV-së, Rexhep Selimi.

Mehaj, Selimin e konsideroi si shpirt artisi, dhe sipas ti, një shpirt i tillë ndjehet i lirë në çdo rrethanë.

“Bota nuk është gri për një artist, por përjetohet në morinë e ngjyrave, trajtave dhe ngjarjeve, e padyshim artist shumëdimensional është Rexhep Selimi”, ka shkruar Mehaj.

-Advertisement-

Tutje, ai tha se atdhetar si Rexhep Selimi, mund të jetë larg atdheut por gjithmonë afër kombit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera