Lajme

Mehaj për 28 Nëntorin: Bashkë jemi më të fortë

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 26 November 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka ndarë disa fotografi nga disa aktivitete të ushtarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Qytetarë të dashur, në prag të Ditës së Forcës dhe Ditës së Flamurit kam kënaqësinë të ndajë me ju foto nga aktivitetet aktuale që jemi duke realizuar së bashku me vëllezërit dhe motrat tona të Republikës së Shqipërisë në akademinë, shkollat dhe qendrat profesionale ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, është shprehur Mehaj, transmeton KlanKosova.tv.

“28 fotografi për 28 Nëntorin tonë të përbashkët! Së bashku jemi më të fortë!”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera