Lajme

Mehaj pas sulmit ndaj policëve në veri: Qëndrimi i tyre në krye të detyrës, na bënë krenar të gjithëve

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 18 July 2022

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin e Policisë së Kosovës, për mbajtjen e rendit dhe sigurisë në vend, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se rasti i fundir ndaj policisë kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, na bënë shumë nder dhe krenar të gjithëve.

“Në emrin tim, Ministrisë së Mbrojtjes dhe gjithë ushtarakëve të FSK-së shprehim mirënjohjen maksimale për policët tanë, gra e burra heroik, gardianë të sigurisë dhe rendit tonë publik, si dhe luftëtarë të pakompromis në zbatimin e ligjit. Rasti i fundit, kur duke rrezikuar edhe jetën e tyre dhe qëndruar fuqishëm në krye të detyrës, kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, na bënë shumë nder dhe krenar të gjithëve, krahas përgjegjësisë së të gjithëve që të përkrahim fuqishëm Policinë tonë”, ka shkruar Mehaj.

-Advertisement-

Po ashtu ai përmes këtij postimi i ka uruar shërim të shpejtë policëve të lënduar gjatë operacionit të ditës së diel.

“Policëve të lënduar gjatë operacionit të fundit, u urojmë shërim sa më të shpejtë dhe kthim në detyrat, shërbimin dhe misionin e tyre të shenjtë”, ka shkruar tutje Mehaj.

Gjatë ditës së diele gjatë një operacioni kundër kontrabandës  në komunën e Leposaviqit, pesë zyrtarë policorë u lënduan, pasi të dyshuarit kishin goditur veturën e policisë./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera