Lajme

Mehaj njofton se ushtarët e FSK-së që do të shërbejnë jashtë vendit do të kenë sigurim shëndetësor

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 20 September 2022

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka njoftuar se me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Jashtë Vendit, secili ushtar që ka mision jashtë shtetit do të pajiset me sigurim shëndetësor.

Ai po ashtu tha se me këtë ligj rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve në operacione ndërkombëtare humanitare, paqeruajtëse etë tjera, si dhe  do të rregullohet edhe çështja e kujdesit të familjes së ushtarëve përgjatë misionit.

“Si asnjëherë më parë ushtarakët tanë kanë marrë pjesë në qindra misione jashtë vendit, tani me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Vendit kemi krijuar dhe bazën ligjore përmes së cilës rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve tanë në operacione ndërkombëtare humanitare, misione paqeruajtëse, stërvitje dhe ushtrime të tjera ushtarake përkrah shteteve partnere, e po ashtu kemi rregulluar dhe çështjen e sigurimit shëndetësor për secilin ushtar në shërbim jashtë vendit, si dhe për kujdesin ndaj familjes së tyre përgjatë misionit”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

-Advertisement-

Ai tha se janë të përkushtuar për të mbushur të gjitha standardet për të qenë shtet anëtar i NATO-s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera