Lajme

Mehaj niset sërish për SHBA, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 04 November 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj  është nisur për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka thënë se do të marrë pjesë në 10 vjetorin e Programit e Partneritetit Ndërkombëtar në mes Kosovës dhe shtetit të lowa-s.

Ai shtoi se më këtë rast do të takohet edhe me gurvenatoren e lowa-s, znj.Kim Reyndols, si dhe me senatorë e kongresmenë, përfaqësues nga Iowa.

-Advertisement-

“Me këtë rast, do të takohem me guvernatoren e Iowa-s, znj.Kim Reyndols, si dhe me senatorë e kongresmenë, përfaqësues nga Iowa. Vizitën do të vazhdojë edhe me pjesëmarrjen në aktivitetet festive që do të organizohen për të shënuar këtë jubile shumë të rëndësishëm për dy vendet. Partneriteti ynë ndërshtetëror në përgjithësi dhe në mes dy forcave në veçanti, është historia dhe realiteti më i shkëlqyeshëm, si dhe faktori më i rëndësishëm për të gjitha sukseset dhe të arriturat e deritashme të FSK-së”, ka shkruar Mehaj.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera