Mehaj në Turqi, thekson rëndësinë anëtarësimit të Kosovës në Programin për Paqe dhe NATO
Autori: Gazeta inFokus 23:08 | 25 July 2023
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është duke qëndruar në vizitë zyrtare në Turqi.
Gjatë ditës së sotme Ministri Mehaj së bashku me delegacion kanë zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.
Siç njoftohet, Mehaj fillimisht ka uruar Güler për detyrën e re si Ministër i Mbrojtjes, më pas ata kanë diskutuar rreth vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyer të deri tashëm me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë si dhe thellimin e këtij bashkëpunimi.
“Ky bashkëpunim do të vazhdohet në fushën e edukimit, trajnimeve dhe shkollimit të ushtrisë sonë. Partneriteti i ndërtuar me mirëbesim nga të dy palët është i fuqishëm dhe i dobishëm për të dy shtetet tona”, thuhet tutje.
Tutje theksohet se është diskutuar rreth mbështetjes së Republikës së Kosovës për anëtarësim në Programin për Paqe, për rëndësinë e anëtarësimit tonë në NATO, për misione të përbashkëta dhe marrëveshje tjera që do të hapin fusha të reja të bashkëpunimit.
“Marrëveshjet shtet me shtet që janë nënshkruar deri tani, kanë rezultuar të jenë shumë të suksesshme”.
“Forcimi i ushtrisë sonë për të mbrojtur vendin dhe për t’i shërbyer paqes, është synimi ynë kryesor”, thuhet në fund.
Të tjera
-
‘Eskavatori’ lë pa ujë disa fshatra në Vushtrri, dëmtuan një gyp gjatë punimeve në autostradë
Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë për...
-
Fundjavë me fluks në Morinë, kosovarët për pushime në Shqipëri edhe në shtator
Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Ko...
-
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i f...
-
Djali i Adem Jasharit, Luli shtrihet në Kardiologji, Lladrovci: S’besoj që ta lë shenjë ty kjo
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se Lulzim J...
-
Vogëlushi i afrohet Kurtit për selfie, pasi e kryen ia vë gishtin në gjoks: Kryeministër ishte kënaqësi, çele Urën e Ibrit
Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim R...
-
Tre të vdẹkur sot në plazhet e Shqipërisë, dy prej tyre kosovarë
Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës, 67-vjeçarja me iniciale A. Gj., ban...
-
Osmani: Strukturat ilegale në veri mbajnë peng integrimin e komunitetit serb
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë ...
-
Bulliqi i kundërpërgjigjet Hysenit të LDK-së: Je një mjeran politik
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i është kundërpërgjigjur a...
-
Qendra për menaxhim kufitar del me njoftim pas hapjes së pikave kufitare
Qendra për menaxhim kombëtar ka njoftuar se janë hapur për qarkullim pikat ku...
-
Selmanaj i drejtohet Osmanit e Gërvallës: Ju guxuat të shanit LDK’në, por nuk guxuat të bëni zë kur Kurti ua shuajti partinë
Pas pranisë së kryeministrit Albin Kurti në inagurimin e shtatores së ish...
-
Sveçla: Serbia në panik, “shkolla ruse” për destabilizim të Kosovës e rajonit po dështon
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Serbisë është ...
-
Tahiri pas inaugurimit të shtatores së Ibrahim Rugovës: Lideri që nuk u lëkund, duke mbetur i përkushtuar ndaj një Kosove të lirë
Deputeti i AAK’së, Besnik Tahiri në rastin e ceremonisë së vendosjes së s...