Lajme

Mehaj në Kroaci, kërkon pranimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 09 November 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka udhëtuar në Kroaci me ftesë të homologut kroat Mario Banozic për të marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes në Takimin vjetor të Kartës së Adriatikut, shkruan Gazeta Infokus.

Mehaj përmes  një postimi në rrjetin social Facebook  ka kërkuar që Kosova të pranohet në Kartën e Adriatikut me status të barabartë.

“Karta e Adriatikut -SHBA, adresa jonë e radhës në rrugën tonë drejtë anëtarësimit të Kosovës në NATO. Sot me ftesë të homologut e mikut tim kroat Mario Banozic, kam udhëtuar për në Split të Kroacisë, për të marrë pjesë në takimin dyditor të ministrave të mbrojtjes në Takimin vjetor të Kartës së Adriatikut-SHBA (A5) që këtë vit është nën Presidencën e Kroacisë. Pjesëmarrja ime në këtë takim është mundësi e shkëlqyeshme për të prezantuar fuqishëm nevojën për pranimin e Kosovës me statusin e barabartë në këtë organizatë”, ka shkruaj Mehaj.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e plotë:/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera