Mehaj: Mbështetja nga SHBA-të, e pazëvendësueshme në proceset tona zhvillimore aktuale dhe të së ardhmes

Autori: Gazeta inFokus
12:54 | 13 June 2022
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë që mbështetja e SHBA-ve është e pazëvendësueshme në proceset tona zhvillimore aktuale dhe ato në të ardhmen.
Mehaj përmes një postimi në Facebook, tha që është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, i shoqëruar nga atasheu amerikan i mbrojtjes, Kolonel Stephen Rose.
Ai tutje tha që me ambasadorin Hovenier kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në mjedisin e sigurisë rajonale dhe më gjerë, mbështetjen si dhe “aktivitetet e përbashkëta në mes dy vendeve dhe forcave tona”.
“Mirënjohje e thellë për SHBA-në në mbështetjen e pazëvendësueshme për Kosovën në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e gjithmbarshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Mbështetja e deritashme e SHBA-së është jetike në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së, për pjesëmarrjen e FSK-së në operacione jashtë vendit së bashku me forcat ushtarake amerikane dhe forcat aleate të saj. Bashkëpunimi bilateral në mes dy vendeve tona ka në prioritet shërbimin efektiv ndaj paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale e globale”, tha ai.
Të tjera
-
AKP-ja e Albin Kurtit nuk po mbyllet, por është kthyer në “Agjenci të Punësimeve Masive”
Dikur Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte në opozitë kërkonte me ngulm zhbërjen e ...
-
Rama ironizon BE-në: Shpresoj që Ukraina të mos mbetet kandidate për 117 vjet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh i lumtur që Ukrainës iu dha sta...
-
PAMJE/ Lopët kullosin midis qendrës së Pejës, alarmohet komuna
Disa lopë janë parë në qendrën e qytetit të Pejës, të dielën. Kështu shihe...
-
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, një i plagosur
Sot rreth orës 03:00, është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrug...
-
Ukraina bën thirrje për pozicion të barabartë në luftime
Gjenerali i ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhniy, i ka thënë homologut të ti...
-
G7 mblidhet në Gjermani, aktivistët protestojnë me maskat e liderëve të tyre
Aktivistët e organizatës kundër varfërisë Oxfam pozuan në një protestë të vog...
-
Pamje të aksidentit tek Qafa e Duhlës ku u lënduan tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në vendin e njohur si Qa...
-
Avokati i Popullit po heton nëse ka shkelje në ligjin e pagave që s’i përfshiu veteranët
Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka pranuar asnjë ankesë lidhur m...
-
Afganistani pranon ndihma pas tërmetit shkatërrues
Tenda, ushqim dhe ilaçe kanë arritur në lindje të Afganistanit, pas tërmetit ...
-
Hekuran Murati mburret me “punësimet” e qeverisë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar të dhënat zyrtare nga ATK-...
-
Osmani takohet me bizneset e Tajlandës: Kosova me shumë mundësi për investime
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruan në Tajlandë, ku gjatë...
-
Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e funti janë shënuar 49 ra...