Lajme

Mehaj: Mbështetja e Turqisë e rëndësishme për sigurinë e rajonit

Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 06 December 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot komandantin e Kontingjentit Turk në kuadër të KFOR-it, kolonel Recai Yilmaz.

Këtë e ka bërë të ditur ministri Mehaj përmes një postim në Facebook.

Mehaj ka thënë se mbështetja e Republikës së Turqisë si vend partner i Kosovës dhe anëtar i NATO-së është shumë e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë.

-Advertisement-

“Në shenjë mirënjohje dhe partneriteti, sot prita në takim komandantin e Kontingjentit Turk në kuadër të KFOR-it, kolonel Recai Yilmaz të shoqëruar nga këshilltarja, kolonel Sevilai Camur”, ka shkruar Mehaj.

Me këtë rast, Mehaj e ka uruar Kolonel Yilmaz për marrjen e detyrës së re me përgëzimet për bashkëpunim të vazhdueshëm për suksese të përbashkëta.

“Lidhur me bashkëpunimi aktual në mes të ministrive dhe forcave të dy vendeve si dhe bashkëpunimin e FSK- së me kontingjentin turk në Kosovë, e vlerësuam në nivel të shkëlqyeshëm dhe u dakorduam që të vazhdojmë e rrisim edhe më shumë në të ardhmen”, ka shkruar tutje Mehaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera