Lajme

​Mehaj: Marinsat amerikanë trajnuan policët ushtarakë të FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 15 September 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se marinsat amerikanë kanë trajnuar policët ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Tutje, Mehaj thotë se marinsat amerikanë për policët ushtarakë të FSK-së, ofruan njohuri për demonstrimin e shkathtësive në neutralizimin e gjuajtësit aktiv.

“Në Kazermën “Adem Jashari”, Marinsat Amerikanë ofruan për policët tanë ushtarakë njohuritë për demonstrimin e shkathtësive në neutralizimin e gjuajtësit aktiv, ndalesat e trafikut me rrezikshmëri të lartë, operimin me armët jo-vdekjeprurëse si dhe negociimin me pengjet dhe lirimin e tyre. Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për Shtetin, Kombin dhe Forcat Amerikane!”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera