Mehaj: Kurrë më mirë s’kemi pasur bashkëpunim me ShBA-të sesa tani
Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 03 December 2021
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se bashkëpunimi i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kurrë nuk ka qenë më i mirë dhe më i ngushtë. Mehaj gjatë raportimit në Komisionin për Çështja të Sigurisë dhe Mbrojtjes tha se kanë marrë konfirmimin se Kosova do të jetë nikoqire e operacionit ushtarak “Defender Europe 2023”.
Ai konfirmoi se Ministria e Mbrojtjes veçse ka filluar përgatitjet për këtë operacion që do të mbahet pas dy vitesh.
“Me datë 25 tetor kemi marrë konfirmimin se Kosova do të jetë vendi nikoqir i “Defender Europe 2023. Kjo ka rëndësi të madhe për ne sepse do të marrim pjesë me dy regjimente. Ne kemi filluar menjëherë përgatitjet si me blerjen e pajisjeve ushtarake që nevojiten për këtë ushtrim”, tha ministri.
Më tutje, Mehaj tha se ky konfirmim dëshmon se Kosova dhe ShBA-të i kanë raportet e mira dhe të ngushta.
“Kjo edhe njëherë e dëshmon bashkëpunimin e ngushtë që e kemi me SHBA-të dhe besimin e tyre ndaj neve. Unë e ritheksojë në plotësi të plotë se kurrë më mirë s’kemi pasur bashkëpunim me ShBA-të sesa që kemi sot. Këtë mundet t’ua konfirmojnë edhe ShBA-të”, ka thënë Mehaj.
Ministri foli edhe për operacionin “Defender Europe 2021” dhe miratimin e disa ligjeve të rëndësishme për FSK-në.
“Është miratuar ligji për marrjen pjesë të FSK-së në misione ndërkombëtare, siç është edhe Ligji për Deminim, Ligji për Policinë Ushtarake që janë në proces. Gjatë muajit maj për 12 ditë me radhë Kosova si rend pritës ka ushtruar operacionin “Defender Europe 2021”, ku ushtrimi ka qenë ndër më të mëdhat që nga lufta e dytë botërore e drejtuar nga ShBA-të. Në këtë ushtrim FSK-ja ka marr pjesë me 330 pjesëtar dhe ka qenë vend nikoqir”, deklaroi Mehaj në Komision.
Të tjera
-
Presidentja Osmani në Zvicër, takohet me kancelarin Scholz dhe liderë të tjerë evropianë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nisje të Samitit të Paqes për Ukrainë...
-
Osmani takohet me Zelenskyn në Zvicër: Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane...
-
Re lu*fte i afrohen Suedisë? Avioni ushtarak rus shkel hapësirën ajrore
Frika për një shtrirje të luftës së Ukrainës në Europë u ripërtëri me inciden...
-
Bankat thyejnë rekord/ 58 milionë € fitim të pastër për 4 muaj
Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë thyer rekord me fitimet e realizuara,...
-
Mbi dy milionë pelegrinë në Mekë për të kryer haxhin
Më shumë se dy milionë pelegrinë të huaj kanë mbërritur në qytetin e shenjtë ...
-
Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit
Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit po...
-
Beogradi s’do të ofrojë hapësirë për festivalin “Mirëdita, dobar dan”, thotë kryetari i komunës
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Beogradit, Aleksandar Shapiq, ...
-
Osmani takon homologen malteze: Malta është një vend vërtet mik i Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër. Në marxhina të...
-
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”, në Has-Pashtrik
Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të ...
-
Shitjet e makinave në Kinë u rritën me 8.3 për qind në janar-maj
Shitjet e automjeteve në Kinë u rritën me 8.3 për qind në baza vjetore në afr...
-
Kurti ndahet baras në shah me mjeshtrin i cili e mposhti Kasparovin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanit t...
-
Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës
Këtë të shtune është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri Muhamet Beqiri,...