Lajme

Mehaj kujton Fehmiun dhe Xhevën: Rrugën e tyre e trasojnë me mijëra ushtarë të FSK-së

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 22 September 2023

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka kujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 25 vjetorin e vdekjes së tyre.

“Fehmiu dhe Xheva, binomi i pandashëm i përpjekjeve për shtetësi, u flijua në luftën për çlirimin e Kosovës nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ushtri e cila beri realitetin çlirimin e Kosovës”, tha Mehaj në një postim në Facebook.

Tutje ish-ministri tha se kjo ditë bëhet edhe më krenare pas diplomimit të 302 ushtarëve të rinj ndërsa tha se rrugën e Fehmiut dhe Xhevës e ndjekin ushtarët e rinj.

-Advertisement-

“Sot, rrugën e Fehmiut dhe Xhevës e trasojnë dhe me mijëra ushtarë të FSK-së, të cilët kanë vetëm një atdhe, Kosovën, dhe vetëm një komandant të përjetshëm, Adem Jasharin, e që amaneti i tyre i përmbushur është Kosova në NATO”,  tha ish-ministri Mehaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera