Lajme

Mehaj: Kosova me krenari mbështet zërat e guximshëm ukrainas dhe rus të së vërtetës

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 17 March 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se fushata e Rusisë kundër së vërtetës është shtrirë për vite me radhë tek aleatët e Rusisë në mbarë botën, duke përfshirë edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Ndërsa shohim se këto përpjekje janë zgjeruar brenda Rusisë dhe Ukrainës, është përgjegjësia jonë që të jemi edhe më të kujdesshëm ndaj ndikimeve keqdashëse të informacionit në rajonin tonë”.

“Për këtë kërkohet nga të gjithë ne të jemi të kujdesshëm dhe vigjilentë se në cilat platforma dhe burime të informacionit publik dhe mediatik të orientohemi për zhvillimet e përgjithshme në Botë, Evropë, si dhe rajonin dhe vendin tonë”, ka shkruar Mehaj në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

Ai ka theksuar se Kosova me krenari mbështet zërat e guximshëm ukrainas dhe rus të së vërtetës, të cilët, sipas tij, po rezistojnë në rrezik të madh për veten e tyre.

“Ne jemi gjithashtu krenarë për vendimin tonë për të ofruar mbështetje të veçantë për gazetarët dhe refugjatët ukrainas në Kosovë. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e saj janë në nivelin maksimal të përgjegjësisë dhe detyrës për informimin e drejtë dhe në kohë për të gjitha çështjet me interes të përbashkët”, ka thënë Mehaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera