Lajme

Mehaj konfirmon dorëheqjen, tregon arsyen

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 08 August 2023
Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës. Ai në një prononcim për indeksonline e ka konfirmuar largimin nga qeveria. “Po, kam dhënë dorëheqje.
Arsye familjare”, ka thënë shkurt ai. Mehaj ka thënë se do të dalë shpejt me sqarim për media, përderisa vendin e tij pritet ta zë koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci Gjithashtu, RTK ka raportuar se për Mehajn ende nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar në Norvegji.
Në anën tjetër vlen të theksohet se është raportuar se Mehaj ka pasur mospajtime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin lidhur me qasjen e tij ndaj SHBA-ve dhe politikat e Kurtit në raport me FSK-në.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera