Lajme

Mehaj: Karakteri i ushtarakut tonë është formësuar në themelet e historisë së luftërave të lavdishme të kombit tonë liridashës

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 16 December 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se karakteri i ushtarakut të Kosovës është formësuar në themelet e historisë së luftërave të lavdishme të kombit liridashës.

Ai në Forumin e Sigurisë me temën “Qasja për Zhvillimin e Karakterit në FSK”, e organizuar nga Qendra për Studime Universitare ‘Wesley Clark’” e Akademisë së Mbrojtjes.

“Karakteri i ushtarakut tonë është formësuar në themelet e historisë së luftërave të lavdishme të kombit tonë liridashës. Krahas aspekteve tjera të zhvillimit, në politikat tona për etikën ushtarake, me interes të veçantë është dhe do të jetë zhvillimi i mëtejmë i forcave të përkushtuara. Kjo do të arrihet duke u ofruar ushtarakëve tanë mundësi për zhvillimin ideal të karakterit, kompetencës dhe përkushtimit. (Mesazhi im nga fjala e sotme para ushtarakëve e pjesëmarrësve tjerë në Forumin e Sigurisë me temën: “Qasja për Zhvillimin e Karakterit në FSK”, e organizuar nga Qendra për Studime Universitare “ Wesley Clark” e Akademisë sonë të Mbrojtjes), ka shkruar Mehaj

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera