Mehaj iu drejtohet kadetëve të rinj të FSK-së: Për liri jetojmë, për liri vdesim, pa liri nuk ekzistojmë
Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 16 September 2022
Në Kazermën e FSK-së, “Adem Jashari”, në Prishtinë, sot, u mbajt ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të FSK-së.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë për katër vitet e ardhshme kadetët do të edukohen, të arsimoheni dhe të stërviten që të jenë udhëheqës me karakter të lartë, ndaj vlerave, detyrës, nderit dhe atdheut.
Ai po ashtu tha se kërkon nga ta që çdo ditë të studiojnë e të formojnë me ushtri historinë e popullit tonë
“Jemi sot këtu së bashku për të uruar ditën e betimit të kadetëve.. Për katër vitet e ardhshme do të përgatiteni me karrierë profesionale, në shërbim të atdheut si oficerë të ushtrisë së Republikës së Kosovës. Kërkoj nga ju që çdo ditë të studioni e të formoni me ushtri historinë e popullit tonë, kjo histori që përmban edhe luftën tonë për liri, drejtësi, barazi”, tha ai.
Mehaj tha se pa heronjtë e Kosovës, vendi nuk do të kishte të kaluar të lavdishme dhe as të ardhme të ndritur.
“Pa heronjtë tanë nuk do të kishim as të kaluar të lavdishme dhe as të ardhur të ndritur. Që nga Skënderbeu dhe deri të Adem Jashari populli…Për liri jetojmë, për liri vdesim, pa liri nuk ekzistojmë”, ka thënë Mehaj.
“Nga ju pres që për katër vitet e ardhshme që të arrini zhvillimin e juaj ushtarak. Nga ju pres për katër vitet e ardhshme që të arrini zhvillimin e duhur ushtarak, fizik dhe moral. të formoni t’i bashkoheni me stërvitje dhe operacione ndërkombëtare në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal por dhe më gjerë. Krah për krah ndaj njëri –tjetrit. Kam besim të plotë në ju”, tha tutje Mehaj.
Ai po ashtu tha iu drejtua edhe prindërve të kadetëve të rinj.
“Prindër, nëna e baballarë së bashku do të udhëtojmë së bashku me brenga dhe me shqetësimin tuaj si prind për kadetë. Mirëpo ju jeni të fortë dhe keni qenë gjithmonë të fortë. Dashurin që e keni për të ju shërbyer atdheut është më e fuqishme se secila brengë tjetër. Faleminderit që Kosovës sot po ia falni më të dashurin tuaj. Përulemi gjithmonë para madhështisë tuaj”, tha ndër të tjera ministri Mehaj.
Të tjera
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit
Është arrestuar djali i Valbona Selimllarit. Deni Selimllari është vënë në...
-
Xhafer Gashi nga LDK : 9 shkurti është dita e fitores sonë të përbashkët
Kryetari i Obiliqit dhe njëkohësisht kandidati për deputet nga radhët e Lidhj...
-
SPAK s’gjeti prova që përfshijnë Olsi Ramën në dosjen “Xibraka”, Rama: Im vëlla u përdor si mish për top
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është drejtuar të dielën qytetarëve me...
-
Jack Smith jep dorëheqje nga Departamenti i Drejtësisë
Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan...
-
Dy masakra në dy vjet e gjysmë: Mali i Zi injoroi thirrjet për kontroll të rreptë të armëve
Për dy vjet e gjysmë, dy vrasje masive në Cetinje të Malit të Zi. Në gusht...
-
Shahin Dervishaj në Çitak: Njerëz të thjeshtë e modest që besojnë fuqishëm ndryshimin që PDK do e sjell në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
Ferat Shala: E filluam fushatën me bindjen se do ta përmbyllim me fitoren e madhe
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Ferat Shala, ka koment...
-
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese ende pa energji elektrike në Los Anxhelos
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese nuk kanë energji elektrike në Los Anxhelos, ...
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...