Lajme

Mehaj homazhe në Prekaz: Duke kujtuar të kaluarën, të ardhmen do ta kemi më të sigurt

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 26 May 2021

Sot ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka vizituar Komunën e Skenderajt, ku së bashku me kryetarin Bekim Jashari vizituan Kompleksin Memorial në Prekaz.

Ai njoftoi se bënë nderime para varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe të gjithë familjarët e tij të rënë për liri

Tutje Mehaj u shpreh se Kompleksi Memorial në Prekaz do të ketë trajtimin meritor sepse historia na ka mësuar se vetëm duke kujtuar dhe vlerësuar të kaluarën tonë, të ardhmen do ta kemi më të sigurt.

“Sot pata kënaqësinë të vizitoj Komunën e Skenderajt, ku u prita nga miku im, kryetari Bekim Jashari. Me këtë rast, nga ana e kryetarit Jashari u informova me të arriturat dhe sfidat e qeverisjes komunale dhe vizionin e tij për të ardhmen. Gjithashtu, me kryetarin Jashari diskutuam edhe format e bashkëpunimit ndërinstitucional në kuadër të detyrimit tonë ligjor për mbështetjen ushtarake të autoriteteve civile.

Pastaj, në shoqërimin e tij, pata nderin të vizitoj Kompleksin Memorial në Prekaz dhe bëjë nderime para varrit të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe të gjithë familjarët e tij të rënë për liri.

Kompleksi Memorial në Prekaz do të ketë trajtimin meritor sepse historia na ka mësuar se vetëm duke kujtuar dhe vlerësuar të kaluarën tonë, të ardhmen do ta kemi më të sigurt“, shkroi ai.

Të tjera