Mehaj: Forca e Sigurisë së Kosovës është duke e rritur profesionalizmin

Autori: Gazeta inFokus
10:01 | 27 September 2022
Në konferencën “FSK dhe Partnerët”, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është duke e rritur profesionalizmin dhe kapacitetet.
“Në vitin 2021 FSK, ka marrë pjesë në misionin e parë paqësor, nuk do të jemi vetëm konsumues të sigurisë por edhe ofrues të sigurisë”, tha ai.
Ai ka përmendur pjesëmarrjen në Defender Europe 2021 si arritje e madhe e FSK-së.
“Në këtë forum me partnerët do të ritheksoja përkushtimin e Republikës së Kosovës për t’u koordinuar në sfidat e paqes dhe sigurisë, mbështetjen e vazhdueshme dhënë ndaj FSK-së, gjithashtu të avancojmë praktikat në vendin tonë”, ka thënë Mehaj.
“FSK dhe Partnerët” është konferencë vjetore ndërkombëtare.
Drejtori i NALT-it, gjeneralbrigade Joachim Hoppe tha se, ky takim është me kohë pasi që ne po gjejmë prioritetet për vitin e ardhshëm, në veçanti për NALT-in dhe strategjinë 2023- 2025.
“Është mundësi e mirë për të nënvizuar disa nga rolet e NALT-it. NALT-i janë pjesëtarë të NATO-s, jemi për të ndihmuar zhvillimin e mëtejmë të FSK-së. Qëllimi ynë është formësojmë FSK-në që ndihmon paqen dhe sigurinë në bazë të principeve fundamentale, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut, dhe po punojmë me ju në baza ditore për të arritur këto qëllime”, tha ai./Kp

Të tjera
-
Personi i zhdukur në Gorozhup gjendet i gjallë – Operacioni përfundon me sukses
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka bërë të ditur se operacioni ...
-
Hoxhaj: E mbështes një koalicion mes Vetëvendosjes dhe PDK-së
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, në Klan Ko...
-
“Jo më ‘masakra’ me 40 euro shezlloni për kosovarët”, Ndreu- Katër euro në qendër të Shëngjinit, pesë euro në Ranën e Hedhun
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka deklaruar se çështja e shezll...
-
100 persona në Shqipëri fituan 33 milionë euro në rrjete sociale, Administrata Tatimore fillon hetimin për mosdeklarim pasurie
Drejtoria e Hetimit Tatimor në Shqipëri ka filluar një hetim të gjerë ndaj 10...
-
Macron thekson nevojën për bisedime me Iranin në një telefonatë me Netanyahun
Presidenti francez, Emmanuel Macron i tha kryeministrit izraelit, Benjamin Ne...
-
ZKA evidenton parregullësi, QKUK paguan 137 mijë euro më shumë për kujdestaritë e së premtes, u paguan 150% në vend të 20%
Zyra e Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit për pasqyrat f...
-
Përparim Ramusa, kandidat i PDK-së për kryetar të Shtimes
Përparim Ramusa ka bërë të ditur se do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar ...
-
NATO i Beson Shqipërisë: Samiti i Vitit 2027 do të Zhvillohet në Tiranë
Tirana do të jetë nikoqirja e Samitit të NATO-s në vitin 2027, një vendim i m...
-
Kuvendi ia refuzon kërkesën Kocit për pjesëmarrje në seancën konstituive – reagimi i tij i ashpër: Jam duke protestuar
Avokati Arianit Koci ka reaguar pas përgjigjes që mori nga Kuvendi i Kosovës ...
-
“Shija e rafinuar” e ministrit Sfeçla: 15 mijë euro për kafe në verandën prej 5 mijë eurosh
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, punët po ecin me aromë kafeje dhe planif...
-
Lista Srpska shkon në Rashkë për ta takuar Petkoviqin – marrin informata për rundin e fundit të dialogut
Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, është taku...
-
Kurti pret Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, diskutuan për mundësitë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në tak...