Lajme

Mehaj: Besimin më të madh qytetarët e kanë në Ushtrinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 18 May 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës ka shënuar rritje të besueshmërisë së qytetarëve, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, i është referuar sondazheve sipas të cilave FSK-ja është organizata me nivelin më të lartë të besueshmërisë nga ana e qytetarëve të Kosovës.

“FSK shënon rritje të besueshmërisë së qytetarëve. Sipas sondazheve të publikuara nga Qendra për Perceptime në Hulumtime të Insitutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), Forca e Sigurisë së Kosovës është organizata me nivelin më të lartë të besueshmërisë nga ana e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Mehaj.

-Advertisement-

Ndryshe është shprehur se FSK-ja perceptohet nga ana e qytetarëve si organizatë që, siç tha ai, i përmbush në plotni mision e saj kushtetues.

“Ky hulumtim vë në pah se 73% e shtetasve tanë besojnë në institucionin e sigurisë, që shënon një rritje prej 7% në raport me sondazhet e vitit 2021. Pra, Forca e Sigurisë së Kosovës perceptohet edhe nga ana e qytetarëve si organizatë që përmbush në plotni mision e saj kushtetues në garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen territoriale”, ka shkruar tutje Mehaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera