Megjithatë

Autori: Agron Hoti
13:19 | 29 January 2023
Pavarësisht se ç’farë do të mund të ndodhë me qeverinë aktuale të Kosovës dhe dëmet e shkaktuara në raport me SHBA-të apo pavarësisht se çfarë qeverie tjetër do të mund të vinte në Kosovë si dhe pavarësisht se çfarë marrëveshje të përkohshme do të kemi me Serbi, zgjidhja përfundimtare e nyjes shqiptaro-serbe do të ndodhë vetëm pas përfundimit të luftës në Ukrainë. Çelësi i të gjithave për zhbllokimin përfundimtar të Kosovës është humbja e Rusisë në Ukrainë.
Dhe, në qoftë se Ukraina në fund të luftës ngelet e paprekur territorialisht, atëherë kjo automatikisht do të thoshte humbje e Rusisë dhe më pas edhe rënie e saj nga skena politike globale, diçka që do të kulmojë edhe me përjashtimin e saj nga Këshilli i Sigurimit. Kjo do t’i hapte rrugë anëtarësimit të Kosovës në OKB.
Rënia e Rusisë e shporr atë nga Pellgu i Detit të Zi dhe sigurisht edhe nga Kaukazi dhe e forcon Turqinë në atë rajon sipas interesave amerikane. Kjo i hap rrugë zgjerimit të NATO-s dhe BE-së sa më afër kufirit rus, nëse jo si NATO e BE, atëherë sigurtë një formacioni tjetër perëndimor të drejtuar nga SHBA me Poloninë në qendër bashkë me Ukrainën, Çekinë, Sllovakinë, Hungarinë, Rumaninë e Bullgarinë, shtete këto ku SHBA është duke i vendosur bazat ushtarake.
Ndërsa, çdo ndarje e Ukrainës, do të mund të thoshte ndarje edhe e veriut të Kosovës dhe bashkim të pjesës tjetër me Shqipëri. Por, ndarja e Kosovës pashmangshëm që do ta ndante dhe Bosnjen e Hercegovinën e Maqedoninë e Veriut, diçka që automatikisht do të çonte në luftë përmasash rajonale, për çfarë s’ka interes asnjë interes BE e as SHBA. Prandaj, synimi i Perëndimit do të jetë ruajtja e tërësisë territoriale të Ukrainës dhe me këtë futja nën kontroll e Pellgut të Detit të Zi me Turqinë të forcuar si portë e Perëndimit kundrejt Lindjes së Mesme.
Shikuar peshën artificiale që Rusia ende ka në glob, e të cilën e ka në shpërputhje me performancën, kapacitetet ekonomike dhe mundësitë që mund t’i ofrojë në zhvillimet e ardhshme rajonale e globale, jam i bindur që SHBA do ta mundë bindshëm Rusinë në Ukrainë dhe ta ç’rangojë atë ndërkombëtarisht. Një fitore e plotë e Ukrainës kundër Rusisë, do të jetë goditje para se gjjthash dhe për Serbinë, e cila me një Rusi të rënë s’do të ketë më asnjë mundësi ndarjeje të Kosovës e aq më pak destabilizim të rajonit. Plakja e popullsisë dhe rënia brutale demografike në Evropë dhe Rusi do të jenë faktori kryesorë zbehës e dekurajues ndaj çfarëdo lufte të ardhshme në Ballkan apo Kaukaz si dy zonat më të nxehta në Evropë.
E deri në përfundimin e luftës në Ukrainë dhe sigurisht edhe më pas, Kosova duhet të bashkëpunojë pa kushte me SHBA e mos ta etiketojë bashkëpunimin me të si bashkëpunim me Grenell, Escobar apo Hill, por vetëm si bashkëpunim me politikën shtetërore të SHBA-së përballë nesh, rajonit, BE-së dhe globit.
Nuk duhet të harrojmë asnjëherë konsistencën e SHBA-së në të mirë të popullit shqiptar duke filluar nga: 1) Bërja e Shqipërisë shtet për herë të parë në histori; 2) Caktimi i vijës së kuqe ndaj Millosheviqit nga Xhorxh Bushi i Vjetër që nëse prekte Kosovën do të ballafaqohej me pasoja; 3) Çlirimi i Kosovës nga Bill Clinton; 4) Bërja e Kosovës shtet për herë të parë në histori dhe futja e Shqipërisë në NATO nga Xhorxh Bushi i Ri; 5) Bërja e Ushtrisë së Kosovës dhe hapja rrugë e investimeve në Shqipëri drejt trojeve shqiptare nga Donald Trump; dhe 6) Zhbllokimi ndërkombëtar i Kosovës nga Xho Biden bashkë me pastrimin e Shqipërisë, Kosovës, rajonit dhe Evropës nga elementi rus.

Të tjera
-
Rusia dështon ta kalojë propozimin në OKB për të hetuar sulmet e Nordstream
Rusia nuk arriti të fitonte vota të mjaftueshme të hënën në Këshillin e Sigur...
-
Deputeti i VV’së thotë se opozita po bën huqje të madhe: Po dëshirojnë të barazojnë punën e Kurtit me të bëmat e tyre
Deputeti i VV’së, Agon Batusha ka folur rreth kritikave të dy partive opozita...
-
Haradinaj: Në masakrën e Izbicës, armiku nuk e kurseu as Dafinën 6 muajshe
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar se...
-
Von Cramon: Deklaratat e Vuçiqit pas marrëveshjes në Ohër, u pritën shumë keq në BE
Deputetja e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian (PE) Viola von Cramon ka thë...
-
Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike, KEDS del me njoftim
Si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në përçues elektrikë dhe në ...
-
Kombet e Bashkuara kanë thënë të martën se një aktivist për edukimin e vajzave është arrestuar këtë javë në Kabul, si dhe u kanë bërë thirrje talibanëve që të sqarojnë arsyen e ndalimit të tij. As zëdhënësit e Ministrisë së talibanëve për Informacion dhe as ata të agjencisë së inteligjencës, nuk u janë përgjigjur kërkesave për të komentuar apo konfirmuar ndalimin. Lexo Edhe: Hiqni dhimbjen e kyceve brenda 3 ditësh me këtë mënyrë të sigurt Grenell i reagon Blinkenit për takimin e Ohrit: Askush nuk e nënshkroi “ma… “Matiullah Wesa, udhëheqës i (Pen Path) dhe mbrojtës i të drejtës së grave për edukim, është arrestuar të hënën në Kabul”, ka thënë Misioni i OKB-së në Afganistan (UNAMA) përmes një deklarate. “UNAMA u bën thirrje autoriteteve de facto që të japin detaje për vendndodhjen e tij, arsyet e arrestimit dhe t’i sigurojnë atij përfaqësim ligjor dhe kontakt me familjen”. Wesa ka vite që mbron të drejtën e grave për edukim, sidomos në zonat më konservatore. Organizata e tij, Pen Path, ka mbajtur disa takime me pleqtë e fiseve dhe i ka inkurajuar komunitetet dhe autoritetet që të hapin shkolla. Administrata e talibanëve ua ka ndaluar edukimin shumicës së grave. Ato mund të vijojnë vetëm shkollimin fillor, por jo edhe atë të mesëm apo universitar. Një anëtar i forcave talibane gjuan me armë në ajër për të shpërndarë gratë afgane gjatë një proteste për më shumë të drejta për gratë, në Kabul. Zyrtarët kanë thënë se janë duke punuar në rihapje të shkollave, mirëpo pa dhënë afate kohore kur mund të ndodhë diçka e tillë. /REL/
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, është takuar dje ...
-
OKB: Aktivisti për edukim të vajzave është arrestuar në Kabul
Kombet e Bashkuara kanë thënë të martën se një aktivist për edukimin e vajzav...
-
Kaloi shpejtësinë e kufizuar, shoferi në Gjilan gjobitet me 300 euro dhe i merret leja
Është ndaluar një shofer në rrugën Gjilan- Kamenicë, më saktësisht në fshatin...
-
Xi mbështet bisedimet e planifikuara mes Arabisë Saudite dhe Iranit
Presidenti kinez, Xi Jinping, ka biseduar në telefon me princin e kurorës në ...
-
Në një sallë të dasmave në Pejë vjedhin kasafortën, kishte një shumë të konsiderueshme parash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Pejë ka raportuar se në sallën...
-
Vjedhja e 40 mijë eurove e stolive të arit ne vlerë prej 25 mijë euro në Ferizaj, arrestohet i dyshuari
Është arrestuar i dyshuari me inicialet S.I., 49-vjeç, për vjedhje të rëndë n...
-
Rrëzimi i ligjit për KPK-në, Haliti: Nga shkeljet e Kushtetutës, dy Presidentë janë dorëhequr
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se në të k...