Rozë

Megan Fox me reklamë të re për “Frederick’s of Hollywood”

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 28 October 2017

Megan Fox vjen para publikut me një reklamë të re të të brendshmëve, si pjesë r kampanjës së markës “Frederick’s of Hollywood”.

Ylli i filmave “Transformers” modeloi lloje të ndryshme të të brendshmëve seksi, që janë pjesë e koleksionit më të ri të kësaj marke të lansuar për festat e fundvitit. Kompania përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Fox për herë të parë ka bashkëpunuar në dizajnimin e këtij koleksioni, përcjell Express i KTV-së.

Fox i është bashkëngjitur kësaj kompanie si bashkë pronare dhe ambasadore globale e markës, në vitin 2016. Dhe përveç që bukuroshja Megan tashti është një shefe në kuptimin e plotë të fjalës, ajo poashtu është nënë e tre fëmijëve, si dhe vazhdon të jetë e martuar me aktorin, Brian Austin Green.

-Advertisement-

Në një intervistë e cila e kishte paralajmëruar reklamën, Fox kishte treguar më shumë për balancimin e punëve mes familjes dhe profesionit të saj, si dhe ka treguar se me fëmijën e fundit aktorja kishte hasur në vështirësi të humbjes së peshës që e ka fituar gjatë shtatzënisë.

Por duke se ia ka dalë me sukses, sepse në këtë reklamë ajo po duket fantastike, dhe fansat e saj e ndajnë të njëjtin mendim.

Image

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera