Rozë

Megan Fox fotografohet pa Machine Gun Kellyn në festën e Vanity Fair, merr vëmendje me fustanin provokues me dekolte

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 14 March 2023

Ajo nuk ka asnjëherë turp që të tregojë figurën e saj të jashtëzakonshme.

Dhe Megan Fox mori vëmendje sërish me një fustan të zi kadifeje, teksa mahniti me një stil të ri flokësh në festën e Vanity Fair pas “Oscars”.

Aktorja, 36-vjeçe, vuri në pah asetet e bujshme në fustanin e veçantë në festën e mbajtur në Wallis Annenberg Center në Beverly Hills të dielën mbrëma.

-Advertisement-

Artistjau fotografua pa të dashurin e saj, Machine Gun Kelly, mes problemeve në marrëdhënien e tyre dhe është raportuar se po bëjnë seanca terapie në çift.

Fustani i modës ‘Miss Sohe’ përmbante detaje të bukura të skalitura rreth dekoltesë dhe ishte i kombinuar me një gjerdan argjendi.

Ajo zgjodhi flokët e kuqe në portokalli dhe një pamje grimi joshës me platforma ‘Piferi’.

Në festë po shoqërohej me këngëtaren Billie Eilish si dhe Zelie Timothy e Tyrese Gibson.

“Everything Everywhere All at Once” theksojmë që ishte filmi që mori gjithë vëmendjen në “Oscars” duke marrë gjithsej shtatë çmime.

‘Aktorja më e mirë’ u shpall Michelle Yeoh dhe ‘aktori më i mirë’ në edicionin e këtij viti ishte Brendan Fraser.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera