Lajme

Mefail Bajqinovci: Veriu ka ndryshuar rrënjësisht dhe amaneti i Afrimit po çohet në vend

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 24 September 2024

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, sot ka bërë homazhe tek varri i heroit Afrim Bunjaku, në njëvjetorin e rënies së tij.

Bajqinovci ka thënë se një vit pas, veriu ka ndryshuar rrënjësisht dhe se amaneti i Afrim Bunjkaut po çohet në vend.

“Sot një vit Afrim Bunjaku ra heroikisht në Banjskë për të mbrojtur sovranitetin e Kosovës. Një vit më pas veriu ka ndryshuar rrënjësisht dhe amaneti i Afrimit po çohet në vend.

-Advertisement-

Lavdi për jetë e mot heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Bajqinovci në rrjetin social Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera