Lajme

Mediumi suedez shkruan për rastin e gruas që u vra mbrëmë, ishte shtetase e Suedisë

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 30 November 2023

Mediumi suedez “Expressen” ka raportuar lidhur me vrasjen që tronditi mbrëmë vendin, ku e vrarë mbeti gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-Presidentit Behgjet Pacollit.

Sipas këtij mediumi, viktima ishte shtetase e Suedisë.

Lidhur me ngjarjen tragjike, ka reaguar edhe deputeti suedez Magnus Jacobsson, i cili e ka quajtur këtë ngjarje të tmerrshme. Siç raporton ky medium, Jacobsson e njihte personalisht viktimën dhe bashkëshortin e saj.

-Advertisement-

“Ajo ishte një person absolutisht fantastik. Njeri i ngrohtë, i mirë. Ju nuk e kuptoni vërtet se mund të ndodhë”, ka thënë ai për mediumin.

Një postim e ka bërë edhe në Facebook, ku ka rishpërndarë postimin e Pacollit.

“I tronditur nga lajmi se Liridona ka vdekur. Duke menduar për të gjithë familjen”, ka thënë ai teksa ka publikuar foton e viktimës me bashkëshortin e saj, Naim Murselin.

Tutje, mediumi raporton se si ka ndodhur rasti, duke iu referuar deklaratës së Policisë së Kosovës.

“Ajo ka qenë në veturë me familjen e saj kur një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar, ka kërkuar sendet me vlerë të familjes dhe më pas ka hapur zjarr”.

Ndryshe, sipas raportit 24 orësh të Policisë, viktima ka qenë në veturë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, kur një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe pastaj ka qëlluar me armë zjarri. Ky rast është kualifikuar si “Grabitje me pasoja të vrasjes”.

“GRABITJE ME PASOJA TË VRASJES – Rr. Dlip Alshiq, Prishtinë 29.11.2023 –20:26. Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera